Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv për ditën e startit të Kategorisë Superiore, edicioni 2017-2018, FSHF ka vendosur që të vijojë më tej me përcaktimin e kalendarit të ri. Dhe kështu, diten e martë më datë 11.07.2017 në ora 11:00 në ambjentet e FSHF-së do të hidhet shorti i kampionatit të Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018. Pas hedhjes së shortit do të përcaktohen edhe të gjitha javët e kampionatit të ri kombëtar. Në hedhjen e shortit do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve, prezentë në Superiore për edicionin 2017-2018. Në këtë sezon të ri të kampionatit, do të rivalizojnë mes tyre këto skuadra: KUKËSI, SKËNDERBEU, PARTIZANI, LUFTËTARI, VLLAZNIA, FLAMURTARI TEUTA, LAÇI, LUSHNJA dhe KAMZA.

















