Ne ditet pergatitore te grumbullimit te Kombetares sone U19 ne Austri, intervistuam Endri Çekiçin, Kapitenin e skuadres.
Endri, si e perjetove fitoren ndaj Kroacise?
Ishte nje fitore vertet e bukur normalisht sepse i gjithe grupi dha maksimumin. Per mua ishte akoma me e vecante, meqenese luaj per nje nga klubet me me emer ne Kroaci. Mendoj se e merituam fitoren. Ishte bukur te fitoja ndaj shokeve te mi qe luajne tek Dinamo e Zagrebit.
Cili do te ishte objektivi ose objektivat e karrieres tende futbollistike?
Une perpiqem qe t’i vendos vetes objektivat qe mund t’i arrij. Si pikenisje objektivi im ishte te largohesha nga Shqiperia per te luajtur ne nje ekip te madh evropian. Tani objektivi eshte qe te luaj ne nje ekip edhe me te mire gjithmone ne Europe dhe endrra ime e madhe eshte te luaj me Kombetaren Shqiptare e cila eshte kombetarja ime e zemres. Shpresoj madje qe nje dite nese une do te jem pjese e saj te kualifikohemi ne nje kampionat evropian ose boteror. Per kete duhet te punojme fort dhe ky eshte nje objektiv i madh i perbashket.
Mendon se skuadra eshte gati per ndeshjen kunder Azerbaixhanit?
Jemi duke u pergatitur mire per ndeshjen e radhes ndaj Azerbaxhanit. Skuadra po pergatitet menderisht dhe fizikisht jemi gjate fazes pergatitore edhe me ekipet tona. Ndoshta nuk jemi ne formen optimale, por dalengadale do te japim me te miren tone.
Ç’do te thote per ty te luash per kombetaren? Sa I rendesishem eshte ky impenjim?
Te luaj per kombetaren e vendit tim eshte ndoshta ndjenja me e bukur ne bote. Shqiperia eshte vendi ku jam rritur dhe dua te jap kontributin tim per te. Deshira ime eshte qe me kalimin e kohes eshte te vazhdoj te luaj per kombetaret e medha. Te luaj me Kombetaren per mua nuk eshte vetem nje impenjim moral, eshte dhe enderra ime feminore.

















