Të hënën e ardhshme në orën 14.00, në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të organizohet një seminar me pjesëmarrjen e sekretarëve dhe juristëve të klubeve shqiptare të futbollit. Aktiviteti organizohet nga UEFA në bashkëpunim me FSHF dhe ka për qëllimn që të sqarojë sa më shumë në lidhje me implementin e kërkesave minimale në kontratat e lojtareve, si dhe rregulloret e reja për marrëdheniet klub-lojtar.
Problematika e shfaqur në këtë raport, e ka bërë të domosdoshëm sqarimin e të gjitha palëve konform regulloreve të UEFAs. Veçanërisht marrëdhëniet mes klubeve shqiptare, sidomos në raport me futbollistët e huaj do të jenë në qendërvëmendje të këtij seminari.

















