Ditën e hënë rreth orës 11.30, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, Sektori i Garave do të organizojë hedhjen e shortit për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në këtë fazë, katër skuadrat gjysmëfinaliste Laçi, Skënderbeu, Tirana dhe Kukësi, do të mësojnë kundërshtarin e tyre të ardhshëm. Shorti, në këtë fazë të Kupës, do të jetë i lirë. Në edicionin e kaluar të Kupës së Shqipërisë, në finale u përballën Flamurtari dhe Kukësi, ku fitues dolën vlonjatët.

















