Të hënën, grumbullohet kombëtarja e femrave - FSHF

Të hënën, grumbullohet kombëtarja e femrave

Do të grumbullohet ditën e hënë në Resortin “Tropika” të Durrësit, ekipi kombëtar A për femra. Ky grumbullim do të zhvillohet në kuadrin e përgatitjeve që ekipi, do të zhvillojë për ndeshjen e radhës kundër Francës, në kuadrin e Grupit të tretë eliminator të Kampionatit Europian të vitit 2017. Ndeshja do të luhet, ditën e premte, më 27 nëntor, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 21.00. Për këtë takim trajneri Altin Rraklli, do të grumbullojë këto futbolliste:

Portiere: Pellumbesha Gjyli, Marigona Zani, Viona Rexhepi

Mbrojtese: Esmeralda Franja, Dafina Memedov, Denisa Proto, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Valbona Lipe, Lucije Gjini

Mesfushore: Geldona Morina, Aurora Seranaj, Megi Doci, Cyme Lulaj, Greis Domi, Kujtime Kurbogaj, Egzona Selimi

Sulmuese: Furtuna Velaj, Saranda Hashani, Suada Jashari, Ambra Gjergji