Të enjten nis FIFA World Cup Women 2019 – Hyrja FALAS
Turi Paraeleminator – Grupi B
4 skuadra femrash të Kombëtareve A, 6 ndeshje në Elbasan dhe Tiranë, Kosova, Greqia dhe Malta së bashku me Shqipërinë do të luajnë ndeshjet e tyre në Grupin B për raundin eleminator. Për 5 ditë në dy stadium do të zhvillohen 6 ndeshje për një vend që do të kualifikohet dhe do të kalojë më tej. Ndeshja e aperturës do të jetë ajo mes Shqipërisë dhe Kosovës me një simbolikë shumë të veçantë, për vetë ndiesinë që tashmë si kundërshtar në fushë do të jetë Kosova. Për të gjithë ata që duan të shohin ndeshjet e femrave në futboll, dhe në veçanti të gjithë femrat, HYRJA në të dy stadiumet do të jetë FALAS. Të gjitha sfidat eleminatore do të luhen në Elbasan dhe në Tiranë, respektivisht në “Elbasan Arena” dhe në “Selman Stërmasi”. Sikundër edhe në edicionet e kaluara, FSHF ka vënë në zbatim një mega-plan dhe ka kuruar deri në detaje një event të tillë për një mbarëvajtje të suksesshme. Ju ftojmë ti ndiqni këto ndeshje, portat e stadiumit janë të hapura për këdo. Nisim me datë 6, 8 dhe 11 prill, me dy sfida çdo ditë. Ja programi i plotë i ndeshjeve:
6 prill
SHQIPËRI-KOSOVË, ora 12.00 (“Elbasan Arena”)
GREQI-MALTË, ora 14.00 (“Selman Stërmasi)
8 prill
GREQI-KOSOVË ora 12.00 (“Selman Stërmasi)
MALTË-SHQIPËRI ora 14.00 (“Elbasan Arena)
11 prill
SHQIPËRI-GREQI ora 14.00 (“Elbasan Arena”)
KOSOVË-MALTË ora 14.00 (“Selman Stërmasi”)

















