Vazhdon minifaza përgatitore e ekipit kombëtar shpresa, në Antalia të Turqisë. Trajneri Skënder Gega ka gërshetuar në këtë moment, stërvitjet intensive dhe ndeshjet miqësore. Nesër, skuadra jonë do të luajë kundër Ukrainës në orën 17.00 (me orën lokale) në “Papilon Sport Center” në Belek.
Ndërkohë takimi i tretë miqësor, brenda kësaj minifaze do të jetë ai kundër Kinës U-22. Ky takim, do të luhet ditën e diel në Kaya Belek Sport Center në orën 15.00 me orën lokale.

















