Të dielën paradite në orën 11.00, në ambientet e Hotel “Dyrrahut” në Durrës, trajneri i ekipit kombëtar U-21 Redi Jupi, do të japë një konferencë për shtyp. Në qendërvëmendje të saj, është ndeshja që ekipi i tij do të zhvillojë më 13 tetor, kundër Hungarisë. Praj disa ditësh, ekipi shpresa është grumbulluar në Durrës dhe po përgatitet për këtë ndeshje. Ballafaqimi me Hungarinë do të jetë i katërti për ekipin shpresa në grupin eliminator të Kampionatit Europian. Për trajnerin e Shqipërisë U-21, kjo do të jetë ndeshja e tretë nën drejtimin e skuadrës. Ai e ka drejtuar ekipin në dy ndeshjet e zhvilluara muajin e kaluar, kundër Izraelit dhe Portugalisë.

















