Ditën e dielë, më datë 16 tetor në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës, grumbullohet ekipi kombëtar U-17. Ky grumbullim, do të realizohet në kuadrin e përgatitjeve që kjo skuadër do të zhvillojë për kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2017, për këtë kategori moshe. Në drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç, futbollistët U-17, do të përgatiten për të qenë sa më në formë, në turneun kualifikues që fillon pas dhjetë ditësh. Shqipëria, është në njëjtin grup eliminator së bashku me Italinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet e grupit tonë do të luhen në Itali, në datat 26-28-31 tetor. Takimin e parë Shqipëria do ta luajë me mikpritësit e aktivitetit, pra me Italinë, të dytën kundër Serbisë dhe të tretën kundër Maqedonisë. Më poshtë, do të gjeni kalendarin e ndeshjeve dhe listën e të besuarve të trajnerit Xhemal Mustedanagiç, për këtë aktivitet:
Kalendari i ndeshjeve:
26 tetor
Ora 11.00 Serbi – Maqedoni Stadiumi “Bruno Bucci”
Ora 15.00 Shqipëri- Itali Stadiumi “Bruno Benelli”
28 tetor
Ora 11.00 Serbi – Shqipëri Stadiumi “Bruno Bucci”
Ora 14,45 Itali – Maqedoni Stadiumi “Bruno Benelli”
31 tetor
Ora 15.00 Itali – Serbi Stadiumi “Bruno Benelli”
Ora 15.00 Maqedoni – Shqipëri Stadiumi “Tullo Morgagni”
EMER MBIEMER
EKIPI
POZICIONI
ILIA SINANI
NOVARA
PORTIER
ARLIS SHALA
TEUTA
PORTIER
LIVIO MALAJ
INTERNACIONAL
PORTIER
MASIMILIANO DODA
SAMPDORIA
MBROJTES
ENES ISUFI
VLLAZNIA
MBROJTES
REZART RAMA
OLYMPIAKOS
MBROJTES
ELMIR LEKAJ
VLLAZNIA
MBROJTES
REDON DRAGOSHI
KF TIRANA
MBROJTES
MARASH KUMBULLA
VERONA
MBROJTES
ROY SYLA
FC BARNET
MESFUSHOR
ALDRIT OSHAFI
TOMORI
MESFUSHOR
DORIAN ZHURI
TOLOUSE
MESFUSHOR
ERALD LAKTI
FIORENTINA
MESFUSHOR
MARLON MARISHTA
IRELAND
MESFUSHOR
JORGO PELLUMBI
SKENDERBEU
MESFUSHOR
ERDIS KRAJA
ATALANTA
MESFUSHOR
DEAN LICO
SKENDERBEU
MESFUSHOR
SERGIJO KALAJ
ROMA
MESFUSHOR
MARIO QERIMI
OLYMPIAKOS
MESFUSHOR
ALBION MARKU
SHKENDIA TIRANA
MESFUSHOR
ERSI MEHMETI
PARMA
SULMUES
EMILIANO BULLARI
OLYMPIAKOS
SULMUES
ENIS DAJA
A.FUTBOLLIT
SULMUES
FRANZ PJETRI
UDINESE
SULMUES
ZENELGAVAZAJ
LIRIA
SULMUES