Duke filluar nga ky moment, Taulant Xhaka edhe zyrtarisht do të luajë për Shqipërinë. Ka mbërritur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit përgjigja e FIFA-s, në lidhje me aktivizimin e tij për ngjyrat kuqezi të kombëtares shqiptare të futbollit. Nga ky çast, ai mund të aktivizohet në çdo moment nga trajneri Xhani De Biazi. Përgjigja zyrtare e FIFA-s, ishte domosdoshme për aktivizimin e lojtarit, i cili më parë, ka luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës, deri në nivelin e U-21. Më pas, ai ka zgjedhur Shqipërinë por për të luajtur kërkohej aprovimi i FIFA-s që erdhi sot.

















