Tahir Kastrati rizgjidhet President i Arbitrave - FSHF

Tahir Kastrati rizgjidhet President i Arbitrave

Sot ne Asamblene zgjedhore te  Shoqates Bashkimi i  Arbitrave te Shqiperise  mbajtur ne Kompleksin Tropikal Durres zoti Tahir Kastrati eshte rizgjedhur President. Ai ka hyre ne mbledhjen me te rendesishme te shoqates si kandidat i vetem duke shprehur edhe nje here besimin e “xhaketave te zeza” per presidentin  e tyre.

Tahir Kastarti merr keshtu edhe per 4 vjet te tjera pozicionin me te rendesishem ne grupimin e Arbitrave te Futbollit te Shqiperise duke premtuar me shume profesionalizem, Fair  dhe dinjitet nga ana e “bilbilave” te futbollit tone. Kastrati edhe per kater vjet do te jete automatikisht edhe anetar i Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit,

Si anetere te Komitetit te Shoqates se Arbitrave te Futbollit Shqiptar me shume vota fituan: Petrit Brahja, Sokol Jareci, Prek Pjetrushi dhe Arjan Mali.