Mbrojtësi i kombëtares sonë Mërgim Mavraj feston sot ditëlindjen e 31. Mërgimi i lindur më 9 qershor 1986 në Hanau të Gjermanisë është surprizuar nga stafi dhe shokët e ekipit pasi i kanë dedikuar edhe një torte për ditëlindjen ë tij. Djemtë e ekipit përfaqësues njëzëri e kanë uruar Mërgimin në këtë ditë të vecantë të tij, që e gjeti në grumbullimin përpara ndeshjes Eleminatore që do të luhet në Izrael më 11 qershor ora 20:45. “Faleminderit për këtë befasi, shpresoj me fitore në Izrael”-ishte fjala e mbrojtësit kuqezi.

















