Superkupa, fillon shitja e biletave - FSHF

Superkupa, fillon shitja e biletave

Ne prag tashme te Finales se madhe midis Skenderbeut dhe Flamurtarit, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise 2014, Federata Shqiptare e Futbollit, publikon çmimet e biletave për kete ndeshje.

Ky takim, sic eshte njoftuar edhe me pare do të zhvillohet të dielën më 17 Gusht, ora 19.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Cmimet do te jene respektivisht si me poshte:

Per tribunat  A dhe B çmimi do të jetë 600 lekë;

per tribunat D1 dhe D3, çmimi do të jetë 300 lekë,

ndërsa për tribunën D2, çmimi do të jetë 400 lekë.

Ne menyre qe te ofroje nje sherbim sa me efikas dhe cdo tifozeri te kete mundesi te bleje sa me thjeshte biletat per skuadren e saj, FSHF ka organizuar disa pika shitjeje respektivisht ne Vlore ne piken e shitjes se biletave ne stadium, ne Bulevardin Republika (perballe kinemase Millenium) ne Korce dhe ne piken e shitjes prane Stadiumit Qemal Stafa ne Tirane.

Shitja e biletave fillon nga dita e neserme ne te gjitha pikat.

Si edhe ne evente te meparshme, FSHF keshillon te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem ne pikat e autorizuara te shitjes ne menyre qe te evitohen cdo parregullsi dhe ne menyre qe cdo tifoz te jete i sigurte per pjesemarrjen e tij ne kete event.

Federata Shqiptare e Futbollit


Duke kontrolluar karten...