Superkupa europiane/ FSHF nis plotësimin e dokumentacionit - FSHF

Superkupa europiane/ FSHF nis plotësimin e dokumentacionit

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur fazën e saj voluminoze të aplikimit për të siguruar organizimin e finales së Superkupës së Europës të pas 2 viteve. Sikundër është shpallur edhe më përpara, FSHF është kandidaturë potenciale në këtë garë me shumë vende të tjera, për të kërkuar OK e UEFA-s, si vend organizator për Superkupën Europiane, ekzaktësisht finale e saj në vitin 2019, ku përkon edhe me përfundimin e punimeve në impiantin “Arena Kombëtare”. Një grup pune brenda aparatit të FSHF-së, nën koordinimin e sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku kanë nisur fazën e aplikimit për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e plotë që kërkon dosja e kandidaturës së Shqipërisë dhe që kalon nëpër disa etapa, duke kërkuar domosdoshmërisht edhe çertifikimet e institucioneve të shtetit si Ministria e Brendëshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, etj. Deri në fund të majit do të plotësohet gjithçka kërkohet për tu kaluar më pas në Komisionin e posaçëm të UEFA-s, në datë 6 qershor, i cili bën edhe të gjithë verifikimin e pikave të kërkuara. Vendimi për finalen e Superkupës europiane do të merret në shtator të këtij viti.

Ja edhe kandidatët që duan finalen e Superkupës

Albania                       Tirana                     National Arena

France                       Toulouse                 Stadium de Toulouse

Hungary                     Budapest                 Flórián Albert stadion

Israel                          Haifa                       Sammy Ofer Stadium

Kazakhstan               Astana                    Astana Arena

Northern Ireland       Belfast                      Windsor Park

Poland                       Gdansk                   Arena Gdansk

Poland                       Warsaw                  Stadion Narodowy

Ja etapat e vleresimit te kandidaturave:

6 qershor 2017, vleresimi i dokumentacionit te paraqitur nga UEFA

Shtator 2017,  vendimi final per vendin organizator


Duke kontrolluar karten...