Superkupa e Shqiperise 2016 - FSHF

Superkupa e Shqiperise 2016

Ne prag tashme te Finales se madhe midis Kukesit dhe Skenderbeut, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise 2016, Federata Shqiptare e Futbollit, publikon çmimet e biletave për kete ndeshje.

Ky takim, sic eshte njoftuar edhe me pare do të zhvillohet të dielën më 24 Gusht, ora 20.00, në stadiumin kombëtar “Selman Stermasi”, Tirane.

Cmimet do te jene respektivisht si me poshte:

Tribunat  A dhe B çmimi do të jetë 600 lekë;

Tribunat E dhe F, çmimi do të jetë 400 lekë,

Tribunat H1 dhe H2, çmimi do të jetë 300 lekë,

Ne menyre qe te ofroje nje sherbim sa me efikas dhe cdo tifozeri te kete mundesi te bleje sa me thjeshte biletat per skuadren e saj, FSHF, ne akord me Klubet finalist, ka bere keto ndarje tribunash:

Tifozeria e Klubit Skenderbeu ne tribunat A1, A2, H1 dhe H2

Tifozeria e Klubit Kukesi ne tribunat B1, B2, E dhe F.

Shitja ka filluar ne biletarine fizike ne stadiumin Selman Stermasi dhe ne biletarine online ne faqen zyrtare te FSHF-se.

Si edhe ne evente te meparshme, FSHF keshillon te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem ne pikat e autorizuara te shitjes ne menyre qe te evitohen cdo parregullsi dhe ne menyre qe cdo tifoz te jete i sigurte per pjesemarrjen e tij ne kete event.

Federata Shqiptare e Futbollit


Duke kontrolluar karten...