Në stadiumin “Torquato Bresciani” në Viareggio, Itali, u zhvillua finalja e parë e Super Viareggio Cup. Përballë ishin Genoa U19, fituesi i Viareggio Cup, dhe Vllaznia U19, fituesja e Eagle CUP, turne ndërkombëtar për të rinj që organizohet çdo vit në Shqipëri nga Fondacioni Albitsol, në bashkëpunim me FSHF dhe Universitetin e Sportit.
Genoa fitoi me rezultatin 2-0, duke siguruar trofeun historik të superkupës.
Ky eveniment shënon një moment të veçantë për të rinjtë e Genoa-s dhe Vllaznisë, por edhe për sportdashësit shqiptarë.
Turneu i Viareggio-s konsiderohet një nga eventet më prestigjioze të futbollit për të rinj në Europë, duke ofruar një platformë për zbulimin e talenteve të reja dhe duke bashkuar klubet më të njohura italiane dhe europiane.

















