Super Giacomo Vrioni! Sulmuesi shqiptar shkëlqen me tripletë - FSHF

Super Giacomo Vrioni! Sulmuesi shqiptar shkëlqen me tripletë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni ka dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme në kampionatin austriak, teksa ka arritur të realizojë tre gola për Tirolin.

Vrioni zhbllokoi rezultatin për ekipin e tij që në minutën e 11-të, teksa 20 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë personal. Por sulmuesi shqiptar nuk e mbylli me kaq, teksa arriti të realizojë edhe golin e tretë të tijin në minutën e 80-të të takimit.

Një paraqitje mbreslënëse kjo e futbollistit kuqezi, që ka gjetur rrugën e rrjetës 15 herë në këtë edicion futbollistik.


Duke kontrolluar karten...