Nisi sot ne Kamez kursi “Goalkeeper UEFA A” . Një staf i ardhur posaçërisht nga UEFA, së bashku me lektorin Mario Capece jane prezentë në këtë kurs 2-ditor, ku një pjesë e madhe e trainerëve të portierëve në Shqipëri jane rregjistruar per te ndjekur kete kurs. Performanca e portierit, kuptimi i rolit dhe i detyrave të një traineri portierësh, konfrontimi i ideve mbi tendencat e reja të rolit të trainerit të portierëve, psikologjia e portierit dhe shumë pika të tjera do të realizohen nga stafi i UEFA-s në këtë projekt të ri shumë atraktiv që realizohet nga Sektori i Edukimit Teknik pranë FSHF-së. Stafi i UEFA-s ndërkaq në ditën e dytë do të realizojë edhe një leksion praktik për të gjithë trainerët e portierëve në fushë me ekipin Akademia Under-19.

















