Nga Arben BiciPavarësisht lehtësisë dhe rehatisë për të qëndruar në shtëpi për të parë një lojë, njerëzit vazhdojnë të dynden në stadiume, siç ka ndodhur këtu e më shumë se 2500 vite më parë. Që në fillim të shekullit VIII Para Krishtit, grekët ndërtuan stadiumet për të lehtësuar garat e vrapimeve. Shumë shpejt, ndërsa më shumë ngjarje tërhiqnin më shumë spektatorë, u ndërtuan arena të panumërta si hipodromet, cirku dhe stadiume. Shembulli më i lavdishëm i së cilës është, natyrisht, Koloseu në Romë. Turmat në Romën dhe Greqinë e lashtë përqafonin faktorët argëtuese në një ngjarje. Këto ditë të lavdishme të stadiumeve përfunduan kur krishtërimi u përhap në të gjithë Evropën dhe njerëzit shpenzuan energjitë e tyre arkitektonike në ndërtimin e ndërtesave me profil fetar. Falë rivendosjes së Olimpiadës në vitin 1896, periudha e stadiumeve moderne filloi, mbasi vendet në të gjithë botën ndërtuan komplekset e stadiumeve për të zhvilluar Lojërat. Ndërkohë, njerëzit ishin të uritur për spektakle të tjera, dhe kështu u ndërtuan stadiumet për tenis, futboll, regbi, basketboll e shumë lloje të tjera sportesh.Trendi i dizajnit të stadiumeveKjo nuk është më lojë vetëm e prindërve tuaj. Shprehja “më merr me vete në lojën me top” është ripërcaktuar në 15 vitet e fundit dhe mban një shumëllojshmëri të kuptimeve të reja për tifozët. Kjo çështje e implikimeve do të fokusohet në zhvillimin e objekteve moderne sportive, duke u fokusuar në tendencat që nga viti 1990. Këto objekte-stadiumet, arena, dhe parqet-janë bërë destinacionet argëtuese që kujdesen për një spektër më të gjerë të tifozëve dhe të sigurojë për publikun mundësi fleksibile për tu mbledhur, sport, rekreacion, kulturë, art dhe edukim. Sot, ambjentet sportive janë mbështetur në pritjen e sa më shumë ngjarjeve të ndryshme. Për ta bërë këtë, më shumë hapësira të nevojshme janë duke u programuar në mbështetje të organizimit të ngjarjes. Objektet e 15 viteve të fundit-dhe veçanërisht pesë viteve të fundit, kanë filluar të shfaqin pajisje premium, karakteristika, punime të brëndshme dhe shërbime të cilat fokusohen në elemente të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me ditën e lojës. Trendi është efekti i “City Walk”. CityWalk, është një ambjent për këmbësorë me qendra urbane me dyqane, restorante, bare, dhe muzikë live. Stadiumet dhe arenat plotësojnë një përzierje të vend banimit, objekteve komerciale, dyqane, restorante, hotele dhe hapësira argëtuese; tendencat janë për të shtuar këto zhvillime plotësuese.A janë Stadiumet duke u zhvendosur në qendrat e qyteteve?Shumica ( 67%) e stadiumeve të futbollit në Europë janë të vendosura në zonën semi urbane. Kjo nuk është një gjë për tu habitur mbasi shumica e stadiumeve ishte ndërtuar në mesin e shekullit të 20, kur qytetet ishin tashmë ndërtuar, me pak hapësira për ambjente të mëdhaja sportive. Më shumë se 50% e stadiumeve të ndërtuara jashte qytetit janë më pak se 15 vjeçare. Por duke e shikuar përpara në mënyrë konservative, ka indikacione, nisur nga vitet 1980, e një rritjeje graduale të ndërtimit të stadiumeve të futbollit në qendër të qyteteve në të gjithë Europën.Potenciali i shumëpërdorimit të stadiumevePërdorimi i stadiumeve për qëllime multi është duke u bërë gjithnjë e më shumë i përhapur pasi promovuesit e aktiviteteve përpiqen të kapin një pjesë të të ardhurave shtesë, të cilat vijnë nga aktivitetet të cilat nuk kanë të bëjnë më ndeshjen e futbollit. Zhvillimet e përdorimit multifunksional janë duke u bërë më dominues pasi përdoruesit e hapësirës kanë mundësinë të gëzojnë përdorimin më të gjerë në ditët të cilat nuk kanë ndeshje.Niveli i lartë i ndërgjegjësimit dhe futbolli i gjeneruar nga stadiumet e futbollit dhe ambjenteve të tjera branda tij do të krijojnë përfitime për funksione të tjera zhvillimi të tilla si hapësira për zyra, dyqane, salla konferencash, hotele, muze për futbollin, kinema dhe ambjente të tjera argëtuese.Stadiumet vetëm nuk mundet të jënë një investim atraktiv për sponsorë privatë ose publikë. Prandaj sigurimi i të ardhurave mundësisht të larta nga aktivitete tregtare, të ardhura të cilat mundet të jenë më të parashikueshme dhe të sigurta, mundet të ndihmojnë në financimin e kostove te kapitalit shoqëruar me uljen e riskut për projektin e stadiumit.Ushqim dhe pije ne stadiumPronarët e stadiumeve dhe operatorët janë duke i kushtuar gjithnjë e më shumë rëndësi maksimizimit të eksperienës së fansave dhe vizitorëve. Krijimi i një ambjenti tërheqës për të gjithë llojet e segmenteve është vendimtare në udhëheqjen e performancës së stadiumit. Ushqim dhe pije është zemra e eksperiencave (jashtë fushës) edhe ditëve pa ndeshje. Nuk është vetëm produkti i ushqimit në vetëvete, por eksperienca si një e tërë, e cila është maja e rëndësisë. Stafi i shërbimit ka një nivel të lartë ekspozimi ndaj klientëve në stadium, thënë këtë, bëhen “fytyra” e futbollit përmes zonave të shumta të stadiumit.Ndërsa rezultatet në fushë të një ekipi futbolli dhe performanca e tij financiare janë pazgjidhshmërisht të lidhura, komercializimi i stadiumit modern është një faktor i kontrollueshëm, i cili mundet të ndryshojë dinamikën afatgjatë të futbollit, dhe për këtë arsye mbështet bisnesin në arritjen e një suksesi të ardhshëm të qëndrueshëm. Analizat e të ardhurave të siguruara vetëm nga dita e ndeshjes për klubet e futbollit në të gjithë Europën jep një pikturë me kontrast dramatik, duke reflektuar mundësinë e parealizuar të një biznesi.Por një stadium modern, i cili lejon shfrytëzimin e alternativave të reja kyçe të tilla si e drejta e emrit, zonat e mirëpritjes, vëndet premium, kateringu, aktivitete të ndryshme, vizitë në stadium dhe muzeume do të sigurojë një biznes të fortë.Dukshëm stadiumet janë duke u ndërtuar për mega aktivitete dhë per këtë arsye ato nuk mundet të ndërtohen vetëm për ditën ndeshjes gjë e cila do të sjellë në mënyrë të pashmangshme mospërdorimin e tij, e cila, në fund të fundit, do të sjellë falimentimin e këtij investimi gjë që nuk e dëshiron aksush.Po e përfundoj këtë shkrim me frazën nga Filmi “Fusha e Ëndrrave” ku një zë i pëshpëriste në vesh Ray, personazh i luajtur nga aktori amerikan Kevin Kostner, “Nëse e ndërton, ai do të vijë”. Mesazhi i këtij filmi ishte shumë domëthënës se kur ti krijon kushte shumë të mira për të zhvilluar aktivitete sportive edhe të vdekurit ngrihen sepse do të duan të shijojnë kënaqësinë të cilën ata nuk patën mundësi ta shijonin kur ishin gjallë.*Punonjës shkencor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës

















