Stadiumi i Elbasanit, takim në Kryeministri - FSHF

Stadiumi i Elbasanit, takim në Kryeministri

Qeveria Shqiptare, është e interesuar për ecurinë e punimeve në stadiumin e qytetit të Elbasanit, i cili prej tetorit do të jetë edhe shtëpia e kombëtares shqiptare të futbollit. Në fillim të javës, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka patur një takim me Zv/Kryeministrin e Qeverisë Shqiptare, Niko Peleshi. Gjatë takimit, të zhvilluar në selinë e kryeministrisë Presidenti Duka ka informuar nr.2 të Qeverisë shqiptare në lidhje me përfundimin e projektit dhe ecurinë e punimeve në impiantin e Elbasanit, i cili përveç modernizimit dhe krijimit të të gjitha ambienteve të nevojshme, do të rrisë edhe kapacitetin ekzistues.  Zoti Peleshi, ka theksuar rëndësinë e punimeve në këtë impiant, i cili është është një investim i Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Stadiumi i Elbasanit, është projektuar dhe në të po punohet për të plotësuar të gjitha standartet e kërkuara nga UEFA, për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ai duhet të jetë gati në fillimin e muajit tetor, në ndeshjen e parë që Shqipëria do të luajë për eliminatoret e Kampionatit Europian Francë 2016.


Duke kontrolluar karten...