Sot, hidhet shorti i Kupes "Pavaresia" - FSHF

Sot, hidhet shorti i Kupes “Pavaresia”

Kupa “Pavaresia”, ka startuar sot ne mbremje, edicionin e saj te 7 te, me hedhjen e shortit gjysemfinal. Ne ambientet e Resort “Tropikal” ne Durres, ne pranine e drejtuesve te klubeve “Ferronikeli” te Kosoves, “Shkendija” e Tetoves, “Otrant” e Ulqinit dhe “Partizani  B”, fiilimisht skuadrat njohen kundershtaret e gjysemfinaleve. “Otrant” kunder “Shkendise” se Teroves dhe “Ferronikeli” kunder “Partizani B”, ishte verdikti i shortit. E para do te luhet ne oren 12.00 dhe e dyta me oren 13.00. Finalja do te luhet ne oren 14.00, ne stadiumin “Niko Dovana”, te Durresit. Shorti dhe rregullorja e aktivitetit eshte drejtuar nga shefi i sektorit te garave Lysien Nurishmi. Te pranishem, ne pritjen e organizuar nga FSHF ishin edhe Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves Fadil Vokrri, zv Presidenti Agim Ademi si edhe anetaret e KE te FSHF Vasil Bici dhe Tahir Kastrati.