“Socca EuroCup 2025”/ Kombëtarja shqiptare barazon 1-1 me Gjeorgjinë - FSHF

“Socca EuroCup 2025”/ Kombëtarja shqiptare barazon 1-1 me Gjeorgjinë

Kombëtarja shqiptare “Socca 6×6” në minifutboll e nisi me barazim aventurën në Europianin “Socca EuroCup 2025”, që po zhvillohet në Moldavi.

Kuqezinjtë barazuan me Gjeorgjinë në ndeshjen e parë me rezultatin 1-1.

Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Moldavisë: Kejd Myrta (GK), Klejdis Branica, Rej Xhaferi, Flavio Prendi, Giovani Hoxha, Guido Tepshi.

Shqipëria e nisi më mirë ndeshjen dhe pas disa rasteve të mira, kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me Mehmet Hoxhën.

Ndërsa në fraksionin e dytë, Gjeorgjia barazoi rezultatin me Irakli Kimiashvilin dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Nesër, Shqipëria do të luajë dy takime, kundër Turqisë në orën 13:00 dhe ndaj Gjermanisë në orën 20:00. Ndeshja e fundit në fazën e grupeve do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 17:00, përballë Çekisë.


Duke kontrolluar karten...