Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës ka njohur kundështarët e saj të ardhshëm në pjesëmarrjen e tij në UEFA Champions League. Sot, në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për turin e parë dhe të dytë të aktivitetit më të rëndësishëm në rang klubesh të futbollit, në kontinent. Pas hedhjes së shortit për turin e parë u hodh shorti për turin e dytë, ku pjesëmarrës direkt është edhe kampionia shqiptare. Kundërshtari i korçarëve në turin e dytë, do të jetë fituesja e çiftit Crusaders FC – FC Levadia Talin. E para, është kampionia e Irlandës së Veriut, ndërsa e dyta, është kampionia e Estonisë.
Duke parë emrat modestë të kundërshtarëve, si edhe duke njohur forcën dhe eksperiencën e 5 herë rradhazi kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeu i ka të gjitha mundësitë për tu kualifikuar dhe për tu ndeshur në turin e ardhshëm të UEFA Europa Ligë. Ndeshja e parë do të zhvillohet 14-15 Korrik në Korçë, ndërsa ndeshja e kthimit në 21 ose 22 Korrik, jashtë. Është vendosur gjithashtu, që finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos.

















