Skënderbeu, kualifikim historik - FSHF

Skënderbeu, kualifikim historik

Pesë herë radhazi skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës ka mundur 2-0 edhe në ndeshjen e kthimit moldavët e Milsamit, duke kaluar turin e tretë eliminator të UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga trajneri Mirel Josa pas rezultatit 0-2 të arritur një javë më parë në Moldavi, kanë arritur kualifikimin e pritshëm në stadiumin “Elbasan Arena”.
Brenda 20 minutave të para, është vendosur edhe fati përfundimtar i kualifikimit të bardhekuqëve. Një karton i kuq i marrë nga futbollistët e Milsamit në minutën e 14, e ka bërë të ndjeshme diferencën në fushën e lojës. Në minutën e 16 pas një asist të Nimaga, Salihi ka shënuar golin e avantazhit për korçarët dhe atë të sigurisë për kualifikimin e tyre në turin tjetër. Pjesa e pare është mbyllur 1-0 për vendasit, në pjesën e dytë loja e kampionëve të Shqipërise vijoi të jete në ngjitje, ata realizuan golin e dytë në minutën e 55 pas një interpretimi të shkelqyer nga Progni.

Ky është rezultati, absolutisht më i rëndësishëm i një ekipi shqiptar në Kupat e Europës, në të gjitha kohërat. Tashmë Skënderbeu, i kualifikuar për në turin play-off të UEFA Champions League, ka siguruar në çdo rast pjesëmarrjen në fazën e grupeve të UEFA Europa League, edhe në rast të një eliminimi të mundshëm. Sidoqoftë, është hera e parë që aventura europiane e një klubi shqiptar vazhdon kaq gjatë duke llogaritur që Skënderbeu, do të jetë në Kupat e Europës, të paktën deri në muajin dhjetor. Një rezultat i merituar ky, për skuadrën e presidentit Ardjan Takaj dhe drejtuar nga trajneri Mirel Josa.

 


Duke kontrolluar karten...