Skënderbeu kampion, Duka dorëzon trofeun - FSHF

Skënderbeu kampion, Duka dorëzon trofeun

Skënderbeu i Korçës është shapllur zyrtarisht kampion kombëtar në Kategorinë Superiore, në një ceremonine zyrtare, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashëkpunim me Klubin  Skënderbeu. Në një atmosferë festive, me një stadium të mbushur plot dhe tepër entuziast, korçarët janë shpallur për herë të katërt rradhazi dhe të pestën në historinë e futbollit shqiptar, kampionë kombëtar.

Ndeshja e fundit me Laçin, ishte vetëm për statistikë sa i takon korçarëve, të cilët prisnin vetëm përfundimin e saj për të nisur festën. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, mendaljet e I ka dorëzuar Presidenti i FSHF Armand Duka dhe Preësidenti i nderit i saj Miço Papadhopulli. Krahas medaljeve për ekipin kampion, me “Këpucën e Artë” të edicionit, është nderuar golashënuesi Pero Pejiç. Në fund Presidenti Duka i ka dorëzuar kapitenit Blendi Shkëmbi, trofeun e edicionit dhe gjithçka është shkrirë në një festë të bukur për qytetin e Korçës, e cila ka vazhduar gjatë.


Duke kontrolluar karten...