“Skënderbeu B” i qytetit të Korçës është shpallur kampion në edicionin e sivjetëm të kampionatit rajonal për moshën U-15, në fundjavën që sapo u mbyll. Në këtë kampionat morën pjesë 10 ekipe me 240 lojtarë, 90 ndeshje me dy faza me sistem vajtje-ardhje. Gjatë gjithë kampionatit kishte rivalitet, luftë sportive, dhe një fair-play nga të gjithë ekipet.

Në përfundim të kampionatit ekipi i vendit të parë, i cili meritoi dhe trofeun ishte ekipi “Skënderbeu B”, me trajner Arben Beta. Në vendin e dytë u rendit ekipi “Pogradeci B”, me trajner Festim Fetollari. Në vendin e tretë u rendit ekipi “Skënderbeu A”, me trajner Ilia Terpo.
















