Sindal-Endju Dekor finalja e madhe e FSHF Cup - FSHF

Sindal-Endju Dekor finalja e madhe e FSHF Cup

Sindal-Endju Dekor është finalja e madhe e FSHF Cup, kompeticionit të futbollit amator 9×9 që zhvillohet për herë të parë këtë sezon. Kompeticion ky që organizohet nga Federata e Futbollit me qëllim masivizimin e futbollit amator, i cili është jetik për një lëvizje futbollistike të shëndetshme.

Ditën e shtunë është luajtur ndeshja e parë gjysëmfinale ndërmjet Sindal dhe ATS, ndeshje e cila në kohën e rregullt prej 60 minutash përfundoi në barazim 2-2, duke dhuruar gola dhe spektakël. Skuadrat ju drejtuan goditjeve të 11 metërshave me Sindal që u tregua më e saktë dhe arriti të sigurojë finalen e madhe.

Mbrëmjen e sotme u luajt gjysëmfinalja e dytë, ku shorti kishte vendosur përballë Elson me Endju Dekor, ndeshje e cila u mbyll me fitoren 3-1 për Endju Dekor që gjeti menjëherë avantazhin. Elso reagoi dhe gjeti barazimin e përkohshëm 1-1. Endju Dekor nuk heq dorë nga loja sulmuese dhe realizon dhe dy herë të tjera për të mbyllur llogaritë dhe arritur finalen.

Ndeshja finale ndërmjet Sindal dhe Endju Dekor do të zhvillohet javën e ardhshme në kompleksin Football Republic ku janë luajtur dhe ndeshjet e këtij kompeticioni.