Shtyhet ndeshja Kamza-Besëlidhja - FSHF

Shtyhet ndeshja Kamza-Besëlidhja

Takimi i planifikuar për tu zhvilluar sot në Kamëz, Kamza-Besëlidhja në oren 14:00 i vlefshëm për Kategorinë e Pare grupi A, nuk është zhvilluar dhe është shtyrë për një datë tjetër. Organet kompetente të Policisë së Shtetit, nuk e kane marrë përsiper këtë ndeshje për arsye sigurie dhe i kanë sugjeruar zyrtarëve të ndeshjes dhe të dyja skuadrave, zhvillimin e këtij takimi, në javet në vijim. Në bazë te rregullores së aktivitetit, FSHF vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet në një ditë tjetër, teksa shumë shpejt do të njoftohet zyrtarisht për datën dhe orën e re për këtë ndeshje.


Duke kontrolluar karten...