Shtyhet Kampionati i Kategorisë së Parë - FSHF

Shtyhet Kampionati i Kategorisë së Parë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton klubet e interesuara, opinionin sportiv dhe median, se kampionati kombëtar i Kategorisë së Parë, i planifikuar të fillojë të shtunën datë 13 shtator, është shtyrë.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF, me një vendim qarkullues, ka vendosur që ai të mos fillojë në datën e caktuar, për shkak se dokumentacioni i paraqitur nga klubet nuk ka qenë i plotë, konform rregullores dhe nuk mund të plotësohej në afatin e caktuar. Njëkohësisht, ata nuk kanë plotësuar detyrimet financiare të njohura nga rregulloret e FSHF.


Duke kontrolluar karten...