Shqiptaret ne Struge, mbeshtesin kuq e zinjte - FSHF

Shqiptaret ne Struge, mbeshtesin kuq e zinjte

Ekipi kombetar shqiptar, qe ka luajtur te enjten nje tjeter miqesore kunder Maqedonise, eshte ndjere ne Struge, njesoj si te lunate ne Pogradec, Korce, apo Durres. Kjo sepse rreth 700 shqiptare, kane performuar me simbolet kombetare, gjate gjithe periudhes se zhvillimit te ndeshjes. Shqiptaret me banim ne Maqedoni, me te mesuar lajmin e zhvillimit te miqesores, nuk kane ngurruar per t’u grumbulluar ne Struge dhe per te mbeshtetur pa rezerve ekipin tone kombetar. Kjo beri, qe edhe shkalla emocionale te rritej per djemte tane e te ndikonte edhe ne cilesine dhe kualitetin e lojes. Pavaresisht, rezultatit te ndeshjes edhe pas perfundimit te saj tifozet shqiptare, kane mbeshtetur skuadren tone kombetare dhe djemte kuq e zinj, te drejtuar nga Foto Strakosha.