Shqiperia U21 - Moldavia U21, perfundon ne barazim - FSHF

Shqiperia U21 – Moldavia U21, perfundon ne barazim

Kombetarja U-21 ka barazuar ndeshjen e pare miqesore me moshataret e Moldavise, me rezultatin e bardhe 0-0. Shpresat e drejtuara nga trajneri Alban Bushi luajten ne oren 15.00 ne stadiumin “Elbasan Arena” te qytetit te Elbasanit.

Kuqezinjte e filluan ndeshjen ndaj moldaveve me kete formacion: Selmani, Toli, Bytyqi, Maloku, Nihaj, Ndoj, Seferi, Maloku, Bare, Cekici dhe Abazaj, kjo miqesore gjykohej nga arbitri i FIFA-s Andi Koci.

Pas perfundimit te ndeshjes trajneri Bushi ne daljen per mediat theksoi se ekipi nuk beri me te miren e tij ne fazen sulmuese dhe ate mbrojtese. U-21 do te luaj edhe nje tjeter miqesore me Moldavine ne daten 27 Mars ora 15.00 ne stadiumin “Selman Stermasi”, ku do te kerkoje fitoren.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=yu-MTACwsBQ


Duke kontrolluar karten...