Shqiperia U-21 humb ngushte me Italine - FSHF

Shqiperia U-21 humb ngushte me Italine

Ekipi kombetar U- 21 ka humbur 0-1 ndaj homologeve te Italise. Ndeshja  eshte zhvilluar ne” Cabassi” ne Carpi ne oren  13. Kombetarja  shqiptare  U-21 e drejtuar nga Skender Gega ka luajtur mire ne pjesen me te madhe te ndeshjes, nje gol i realizuar ne minuten e 86 nga Massimiliano Bussellato ka bere diferencen ne kete ndeshje. Sipas drejtorit te  Ekipeve Kombetare Redi Jupi, prezent ne kete takim: “ Kjo ishte nje performance mjaft e mire e ekipit Kombetar U-21. Testi ishte serioz dhe mendoj qe do ti sherbeje mjaft lojtareve, te cilet do te jene nje kontigjent i vlefshem per eliminatoret e ardhshme”. Kombetarja shqiptare U-21 ka aktivizuar ne formacion lojtaret qe luajne nen moshen e tyre, kjo do ti sherbejne ne te ardhmen kesaj skuadre.

Formacioni qe luajti Kombetarja U-21:
Elezaj, Muskaj (55′ Sokoli), Rrahmani (C), Lulaj, Hoxhallari; Hyseni (64′ Murati), Qose, Beqaj (37′ Ahmedi), Ymeraj (51′ Rezi), Gavazaj, Muriqi (63′ Ademi), dhe ne dispozicion Cali.


Duke kontrolluar karten...