Shqipëria U-19, barazim me Maltën - FSHF

Shqipëria U-19, barazim me Maltën

Në Turneun “Roma Caput Mundi” -2016, kombëtarja shqiptare e 19 vjecarëve ka barazuar në ndeshjen e parë për grupin B, kundër homologëve të Maltës. E gjithë ndeshja e nisur në orën 15.00, ka përfunduar në barazimin pa gola 0-0. Sipas regullores së aktivitetit, janë gjuajtur penalltitë, të cilat vlejnë për të përcaktuar fituesit e grupit. Shqipëria U-19 ka fituar me rezultatin 7-6 pas gjuajtjeve të penalltive.

Në Turneun “ Roma Caput Mundi” – 2016, ekipi kombëtar U-19 i drejtuar nga Arjan Bellai, është në grupin B, së bashku me Lazio C. R. Si edhe homologet e Uellsit dhe Maltës.