Shqipëria U-17, dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut - FSHF

Shqipëria U-17, dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut në datat 5 dhe 7 qershor.

Pjesë e këtij grumbullimi do të jenë plot 23 futbollistë të grumbulluar nga tekniku Beqiri, të cilët do të vëzhgohen me kujdes në këto dy ndeshjet për të evidentuar elementët më cilësorë të datëlindjes 2003 që përbëjnë dhe bazën e këtij grupi. Ndeshja e parë do të zhvillohet në vendin tonë, pikërisht në Korçë me datë 5 qershor në stadiumin “Skëndërbeu” dhe më pas në datë 7 qershor në Ohër. Grumbullimi i përfaqësueses kuqezi ka filluar prej ditës së djeshme në Korçë.

Shqipëri vs Maqedonia e Veriut datë 5 Qershor ora 17:00 në Stadiumin “ Skënderbeu” Korçë
Maqedonia e Veriut vs Shqipëri datë 7 Qershor ora 17:00 në Stadiumin “ Ohër” Maqedoni

Njihuni me listën e futbollistëve të grumbulluar: