Shqiperia, triumf historik ne Portugali - FSHF

Shqiperia, triumf historik ne Portugali

Kombetarja shqiptare ka arritur te munde 0-1, Portugaline ne Aveiro, duke regjistruar rezultatin historik te te gjithe kohrave ne futbollin e saj. Ne pjesen e pare Shqiperia, eshte munduar te jete e kujdesshme ndaj, presionit te pritshem te vendasve. Presioni i Portugalise, eshte permbledhur ne dy tri mundesi, te cilat jane neutralizuar nga Berisha. Ne nje rast, Shqiperia ka patur mundesine qe te kaloje ne avantazh, kur Roshi nga djathta, per pak nuk ka gjetur te lire Balen, qe mund te shenonte. Ne pjesen e dyte, Shqiperia eshte me konkrete dhe beson me shume. Ne minuten e 53, nje aksion perfekt i kombetares, me Roshin nga krahu i djathte ka sjelle nje asist magjik per Balen. Sulmuesi ben, nje rrotullim dhe godet ne porte duke shtangur stadiumin e Aveiros. 0-1, Shqiperia kryeson. Minutat e tjera jane nje beteje e vertete mes nje mbrojteje te kujdesshme te kuqezinjve dhe presionit te vendasve. Kater minuta shtese, nuk ju kane mjaftuar vendasve. Shqiperia triumfon 0-1 dhe nis ne menyren me te shkelqyer Eliminatoret France 2016. Shqiperia luajti me kete formacion: Berisha, Hysaj, Agolli, Mavraj, Lenjani(’75 Lila), Cana, Kukeli(’66 Kace), Xhaka, Abrashi, Balaj (’82 Cikalleshi) dhe Roshi.


Duke kontrolluar karten...