
Kombetarja shqiptare e futbollit ka arritur nje fitore ne performancen e uniformes se re te saj. Ne nje anketim te portalit te njohur dhe prestigjioz gjerman Sport 1, uniforma e re e Shqiperise eshte renditur ne vendin e pare. Per te kane votuar mbi 26.000 persona. Nderkohe, ne vend te dyte renditet Turqia me 2000 vota me pak dhe ne vend te trete, Gjermania. Shqiperia, eshte kualifikuar per here te pare ne finalet e Kampionatit Europian France 2016. Njekohesisht, per here te pare, kombetarja shqiptare e futbollit do te kete nje uniforme te personalizuar. Kjo e arritur fale bashkepunimit me sponsorin teknik “Macron”. Nje tjeter risi, eshte fakti qe kjo uniforme do te perdoret nga ekipi kombetar deri ne fund te Euro 2016. Me pas do te dale uniforma e re, per eliminatoret e Boterorit.

















