Shqipëria humbet miqësoren ndaj Luksemburgut - FSHF

Shqipëria humbet miqësoren ndaj Luksemburgut

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur sot miqësoren Luksemburg 2- 1 Shqipëri, ndeshje e luajtur në orën 19:00 në stadiumin “Josy Barthel”. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Strakosha, Gjimshiti, Kukeli, Mavraj, Hysaj, Kaçe (Basha 46′), Abrashi (Latifi 77′), Memushaj, Lenjani (Aliji 62′), Roshi (Grezda 62′), Cikalleshi (Sadiku 46′). 

Pjesa e parë është mbyllur me rrjetat e paprekura, kemi patur shumë raste pa mundur të finalizojmë me sukses. Në 45 minuteshin e dytë e nisim ndeshjen vrullshëm ku në minutën e 52 vjen goli i parë nga një goditje e furishme e Odise Roshit.

Ishte një aksion i shkëlqyer me krahun tonë të djathtë ku Hysaj driblon bukur dhe nis aksionin me shokun e skuadrës Roshin, i cili gjen golin e pare te ndeshjes miqesore. Me pas ndeshja nuk ka pasur rrjedhen e fillimit ku humbasim disa raste dhe kundershtari na godet duke shenuar 2 golat e fitores me David Turpel 64′ dhe Malget 74′.  Kjo ishte ndeshja e shtatë që përfaqësuesja jone luan ndaj Luksemburgut, ky është bilanci:

13 shkurt 2012 Luksemburg 0-0 Shqiperi (Miqesore)
2 qershor 2007 Shqiperi 2-0 Luksemburg (Kualifikuese Europiani)
6 qeshor 2007 Luksemburg 0-3 Shqiperi (Kualifikuese Europiani)
7 shtator 2010 Shqiperi 1-0 Luksemburg (Kualifikuese Europiani)
6 shtator 2011 Luksemburg 2-1 Shqiperi (Kualifikuese Europiani)
29 mars 2016 Luksemburg 0-2 Shqiperi (Miqesore)
4 qershor 2017 Luksemburg 2-1 Shqiperi (Miqesore)

Kuqezinjte e drejtuar nga Gianni de Biasi në datën 11 qershor do të luajnë në Izrael ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

 


Duke kontrolluar karten...