Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uellsit në "Elbasan Arena" - FSHF

Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sonte në mbrëmje ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Uellsit me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar me penallti nga Bekim Balaj në minutën e 58-të. Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe ka marrë me sukses një fitore të rëndësishme sonte në mbrëmje në stadiumin e Elbasanit, “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Berisha, Hysaj, Ismajli, Mavraj, Veseli, Basha, Uzuni, Lila (’59 Memushaj), Xhaka, Grezda (’69 Lilaj), Balaj.

Kjo ishte përballja e tretë në histori midis dy ekipeve përfaqësuese:
07/09/1994 Uells 2-0 Shqipëri
15/11/1995 Shqipëri 1-1 Uells
20/11/ 2018 Shqipëri 1-0 Uells