Kombëtarja fiton bindshëm, Izrael-Shqipëri 0-3 për ekipin tonë përfaqësues. Ndeshja u luajt në orën 20:45 në stadiumin “Sammy Ofer” në Haifa. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni de Biasi kanë dominuar ndeshjen duke treguar cilësite e tyre më të mira, ka qënë pikërisht Armando Sadiku ai i cili la gjurmë në këtë ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Sadiku ka realizuar një dopiete, me golin e tij te parë në minuten e 22 të pjesës së parë dhe në minutën e 44 po të kësaj pjese. Ne pjesën e dyte ndeshja ka filluar sërisht vrullshëm dhe pikërisht në minutën e 71 pas një aksioni të bukur ka shënuar mesfushori Memushaj, e më këtë gol duke vulosur këtë fitore të rëndësishme në Izrael. Me këtë fitore ne renditemi në vendin e tretë, me pikë të barabarta me izraelitët e vendit të katërt. Shqipëria do të luajë ndeshjen e rradhës me 2 shtator 2017 ndaj Lihtenshtejnit.
Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli (Veseli 82′), Roshi (Lila 53′), Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku (Çikalleshi 70′)

















