Ka humbur në ndeshjen e tretë kundër Sllovakisë, ekipi kombëtar U-17, në Turneun miqësor të Moldavisë “UEFA Development”, që ka nisur më datë 2 maj. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-0 për ekipin sllovak. Informacionet që vijnë për këtë ndeshje, tregojnë se skuadra e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç ka bërë një paraqitje për gjithësisht të mirë në këtë takim dhe është ndëshkuar në një moment episodik për pakujdesi të saj. Gjatë këtij turneu, Shqipëria barazoi 0-0 me Greqinë (fitoi me penallti 3-2), fitoi me Moldavinë 1-0 dhe humbi me Sllovakinë 1-0. “Ne pergjithësi performanca e futbollistëve tanë te rinj ishte e mirë, eshte shprehur trajneri kuqezi. Shpresoj se në të ardhmen me një punë më të mirë ky kontigjent futbollistësh do të arrijë një nivel më të lartë”.
Moldavia ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit me Greqine me rezultatin 3-2. Në këtë mënyre Shqipëria ka arritur vendin e dytë ne turneun Uefa Development, pas Sllovakise.

















