Shqiperia, barazimi gati sa nje fitore - FSHF

Shqiperia, barazimi gati sa nje fitore

Kombetarja shqiptare e futbollit ka arritur nje barazim te rendesishem, dje ne Kopenhagen, duke sigluar ndeshjen e saj te peste pa humbje, ne eliminatoret e Kampionatit Europian France 2016. Ekipi i drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi, eshte treguar i forte, i kujdesshem dhe cinik, perballe nje perfaqesuesje e cila kishte si objektiv te vetem te lojes se saj, fitoren e kesaj ndeshjeje.

Kombetarja shqiptare, ka luajtur shume mire ne pjesen e pare, duke qene gati e barabarte me kundershtarin, te pakten sa i takon goditjeve ne porte. Madje, ajo eshte treguar shume e “eger” ne menyren se si i vinte ne rrezik kundershtaret dhe si mbante ata larg zones se saj.

Etrit Berisha, ka qene sigurisht njeriu me i rendesishem i ndeshjes, fale pritjeve te tij dhe qetesise qe i ka dhene mbrojtjes dhe te gjithe ekipit shqiptar. Ne pjesen e dyte, presioni i skuadres se Morten Olsen erdhi ne rritje. Sidomos, minutat ‘60-’80, por Shqiperia pavaresisht saj ketij presioni, qendroi e organizuar dhe gati e pamposhtur ne mbrojtjen qe i beri portes se saj. Minutat e fundit, i dhane te drejte “fantazise” se trajnerit italian, kur Odise Roshi (nderrimi i trete) i projektuar per te ardhur nga krahet, gati sa nuk arriti golin e avantazhit.

Shqiperia, do te luaje ndeshjen e rradhes kunder Portugalise, ne “Elbasan Arena” me date 7 shtator ne oren 20:45.

 

Danimarke           0-0             Shqiperi

Schmeichel                            Berisha

Kjaer                                      Lenjani (’64 Sadiku)

Agger                                     Cana

Durmisi                                  Gjimshiti

Jacobsen                                Agolli

Kvist (’46 J.Poulsen)                Gashi (’83 Roshi)

Krohn-Dehli                             Kukeli

Bendtner                                 Xhaka

Sisto (’46 Y.Poulsen)               Ajeti

Jorgensen                               Cikalleshi

Hojbjerg                                  Abrashi (’64 Basha)

 

Kartone te verdhe: ’32 Agolli, ’32 Jacobsen, ’75 Ajeti, ’77 Kukeli, ’86 Kjaer, ’86 Xhaka

Trajner: Morten Olsen              Gianni de Biasi

Arbiter: William Collum

 

 

 

 


Duke kontrolluar karten...