Shqipëria arrin një fitore historike - FSHF

Shqipëria arrin një fitore historike

Shqipëria ka fituar 1-0 në miqësoren kundër Francës, të zhvilluar të shtunën në “Elbasan Arena”, duke vazhduar paraqitjet e saja të shkëlqyera. Një gol, i shënuar nga Ergys Kaçe, shumë raste të tjera dhe në mënyrë të veçantë ritmi i lartë dhe saktësia në veprime, ishin gjërat më të mira që kombëtarja kuqezi paraqiti në ndeshjen kundër Francës. Kështu ekipi i drejtuar nga trajneri Xhani De Bazi, i bëri një mbyllje të shkëlqyer këtij edicioni, duke konfirmuar edhe njëherë rritjen e nivelit të lojës dhe pjekurinë e kompaktësinë e këtij grupi.
Shqipëria, erdhi në këtë ndeshje me disa mungesa lojtarësh formacioni, që nuk u grumbulluan për shkaqe te ndryshme. “Megjithatë, ne kemi përgatitur disa supriza, që shpresojmë se do të funksionojnë” – deklaronte trajneri kuqezi përpara ndeshjes. Dhe vërtet Shqipëria e të shtunës, ishte një befasi për Francën e Didier Deshamp. Kompakte në veprime, e shpejtë dhe e saktë Shqipëria hyri me besim në fushën e lojës edhe pse kundërshtari është një prej skuadrave më të mëdha të futbollit botëror. Një Shqipëri e rrezikshme, nis që në fillim tja bëjë lojën të vështirë kundërshtarëve. E ndërsa, deri para golit Shqipëria ka “shpërdoruar” dy raste të pastra për shënim, Franca ka kryer goditjen e parë, në portën e Berishës, vetëm pas golit kuqezi. Goli ishte një kryevepër që Kaçe e nxorri nga arkivi i tij i goditjeve, për ta futur në fondin e artë të golave të kombëtares shqiptare. Ndonëse në pjesën e dytë Franca tentoi të prodhonte më shumë lojë dhe raste, loja e mirë e kombëtares shqiptare mbeti kostante deri në fund të ndeshjes.
“Ishim kostantë dhe mjaft të kujdesshëm në paraqitjen tonë. Mendoj se kemi një ngritje të lojës dhe jam shumë i kënaqur për futbollistët që u aktivizuam. Tani na duhet përqëndrim dhe të jemi gati për në shtator, kun a presin ndeshjet me decisive”-deklaroi për faqen zyrtare të FSHF, trajneri Xhani De Biazi. Ndërsa kolegu i tij Deshamp u shpreh: “Jam i pakënaqur me lojën e ekipit tim. Natyrisht Shqipëria është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e parë në Renes. Fitorja e sotme ishte plotësisht e merituar”.
Fitorja me Francën, ishte vazhdimësia e një edicioni të shkëlqyer të skuadrës tonë përfaqësuese. Kombëtarja do të kthehet për të luatur në muajin shtator kundër Danimarkës në Kopenhagen dhe Portugalisë në Elbasan. Ndërsa në tetor, do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në Shkodër kundër Serbisë dhe në Jerevan, kundër Armenisë.

Ndeshje miqesore, Stadiumi “Elbasan Arena”

Shqipëria: Berisha, Cana, Lila ( ’18 L.Memushaj), Hysaj, Ajeti, Aliji, Roshi ( ’64 A.Sadiku), Basha ( ’72 S.Lilaj), Lenjani ( ’56 V.Rama), Kaçe
( ’80 Balaj), Cikalleshi (Fejzullahu).
Trajner: Xh. De Biazi

Franca: H.lloris, C.Jallet ( ’72 Sagna), P.Evra, M.Sakho, R.Varane, M.Gonalons, G.Kondogbia, D.Payet ( ’46 Pogba), O.Giroud ( ’46 Fekir), A.lacazette, A.Griezmann (’59 Ntep)

Gjyqtarë: (Turqi)

Shënues: ’43 Kaçe
Kartona të verdhë: L.Cana ’74, E.Kace ’30, S.Cikalleshi ’45


Duke kontrolluar karten...