Shqiperia A e femrave, gati per Norvegjine - FSHF

Shqiperia A e femrave, gati per Norvegjine

Ekipi kombetar A i femrave vazhdon pergatitjet per dy ndeshjet eliminatore te Kampionatit Boteror Kanada 2015. Ekipi eshte i grumbulluar ne resortin “Tropikal” ne Durres ku vazhdon pergatitjet, nen drejtimin e trajnerit Altin Rraklli. Perballe ekipit tone do te jete skuadra me e forte e grupit,Norvegjia. Skuadra kundershtare, ka mberritur dje ne Durres. Takimi do te zhvillohet me date 13 shtator ora 13.00 ne stadiumin “Niko Dovana”, te qytetit te Durresit. Kater dite me pas kombetarja e femrave, do te zhvilloje nje tjeter ndeshje zyrtare kunder Greqise, ne kuadrin e grupit eliminator. Ajo do te zhvillohet Veria te Greqise, me 17 shtator ora 16.30.

“Jemi ne kulmin e pergatitjeve per kete ndeshje dhe gjendja e skuadres eshte e mire. Natyrisht qe luajme kunder Norvegjise, qe eshte edhe nje nder skuadrat me te njohura ne bote ne futbollin e femrave. Ne jemi nje skuader e re, qe gjate kesaj periudhe po  kerkojme te rritemi. Jane dy ndeshje te veshtira qe skuadra duhet ti perballoje sa me  mire”-ka deklaruar per websitin zyrtar te Federates Shqiptare te Futbollit.  


Duke kontrolluar karten...