Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se ka filluar sot ne dyqanin zyrtar te FSHF-se ne Rrugen Themistokli Germenji nr 20, shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi-Maqedoni e vlefshme per Kupen e Botes “Rusi 2018”, qe do te zhvillohet ne daten 5 shtator 2016 ne stadiumin “Loro Borici”. Ne shitje jane bileta nga te gjithe sektoret perfshire ketu edhe ate vip. FSHF ofron edhe paketa abonimesh per te gjitha ndeshjet e kombetares te cilat mund te perfitohen me nje cmim te reduktuar prej 15 %.

















