Shqipëri, luhet futboll edhe në ditë festash - FSHF

Shqipëri, luhet futboll edhe në ditë festash

Si asnjëherë më parë, në Shqipëri vazhdon e luhet futboll. Ditët e festave, Krishtlindjet dhe fundviti i ka gjetur ekipet në fushë.

Njëjtë si Anglia, edhe kampionati shqiptar ka zhvilluar ndeshjet deri ditën e sotme. Java e 12-të po luhet sot dhe sportdashësit shqiptarë kanë pasur mundësinë që në këto ditë festash të shijojnë përmes televizorit ndeshjet. Për shkak të pandemisë covid-19, stadiumet kanë qenë të boshatisura.

Ndeshjet e luajtura këtë fundjavë kanë prodhuar këto rezultate:

KF Tirana – KF Vllaznia 1-1
KF Apolonia – KS Kastrioti 2-1
KF Laçi – FK Partizani 3-2
KF Skënderbeu – FK Bylis 4-3

Ndeshja e fundit mes Teutës dhe Kukësit do të luhet në orën 16:45. Kjo sfidë mbyll dhe javën e 12-të të kampionatit si dhe këtë vit futbollistik.

Java e 13-të e Kategorisë Superiore do të luhet nga 9 janari i vitit të ardhshëm.


Duke kontrolluar karten...