SHQIPERI-ITALI…nis me FEMRAT - FSHF

SHQIPERI-ITALI…nis me FEMRAT

Në 11 janar luhet testi miqësor me skuadrën fqinje.Në 11 janar do të luhet një tjetër Shqipëri-Itali, por këtë radhë për femra. Një ballafaqim miqësor ndërmjet Kombëtares A të femrave të Shqipërisë me përfaqësuesen e 19-vjeçareve të Italisë. Sfida do të luhet në orën 14:00 në Elbasan Arena. Kjo ndeshje është më shumë një test nga ana e skuadrës italiane, që nga 5 deri më 10 Prilli do të marrë pjesë në fazën Elitë të Kampionatit Europian. Federata Italiane e Futbollit njoftoi se skuadra “e kaltër” e femrave do të nisë grumbullimin në Romë më 8 Janar, për të udhëtuar drejt Shqipërisë në datën 10.