Shqiperi-Iran 1-0. Vila Eurogol - FSHF

Shqiperi-Iran 1-0. Vila Eurogol

Kombetarja e Shqiperise ka fituar ne nje ndeshje te forte perballe Iranit me rezultatin 1-0.

Takimi eshte zhvilluar ne Stamboll te Turqise, pikerisht ne stadiumin e Beshiktashit dhe eshte ndjekur nga qindra mbeshtetes shqiptar.

Loja ndonese miqesore ka qene e shume e forte deri ne ashpersi persa i perket disa nderhyrjeve sidmos te mbrojtesave iranian. 

Trajneri De Biasi ka besuar tek shume futbolliste te rinj te cilet jane aktivizuar per here te pare ose fare pak me fanellen kuqezi si pershembull portjeri Berisha, mbrojtesi Mavraj, sulmuesi Sadiku e pse jo edhe Cani, per te mberritur tek Brahimi e Veliaj i Teutes.

Pjesa e pare eshte zhvilluar me kujdes nga te dyja skuadrat te cilat jane munduar te mbrohen mire e te mbulojne me dublim veprimet ne mesfushe. Per rrjedhoje nuk eshte shenuar asnje gol duke regjistruar gjithcka ne 0-0.

Ne pjesen e dyte loja sulmuese e Shqiperise rritet edhe pse jane dy lojtare ne kete pozicion  Cani e Sadiku. Pas presingut te tyre Vila del ne pozicion gjuajtje rreth 18 metra duke shenuar nje eurogol te vertete. 

Loja e mbetur nuk solli ndryshim ne rezultat por fiksoi fitoren tone 1-0 e cila eshte e dyta brenda kater ditesh, pas 2-1 perballe Katarit ne Madrid.