Shpresat, vjen fitorja e dytë në grup - FSHF

Shpresat, vjen fitorja e dytë në grup

Shqipëria 21 vjeçare, ka fituar kundër Lihtenshetjnit me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena”, në orën 18.00 është dominuar nga skuadra jonë e cila ka qenë superior në çdo drejtim dhe e ka merituar fitoren.

Ekipi i drejtuar nga Redi Jupi, ka arritur që të shënojë brenda 20 minutave të para, duke e bërë më të lehtë ndeshjen. Autor i golit, ka qenë Latifi në minutën e 18. Më pas ekipi kuqezi, ka vazhduar që të kërkojë të shumëfishojë rezultatin e ndeshjes por miqtë janë mbrojtur mjaft mirë. Në minutën e 83 ka shënuar edhe Laçi dhe ndeshja nuk ka patur më histori. “Sigurisht, që çdo ndeshje ka specifikën e vet. Ne kishim detyrimin për të fituar ndaj një kundërshtari në letër të dobët. Mendoj se djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe merituan gjithçka. Shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdojmë në këtë mënyrë”, -u shpreh pas ndeshjes trajneri Redi Jupi.