Shpresat, pjesëmarrëse në “Antalia Cup” - FSHF

Shpresat, pjesëmarrëse në “Antalia Cup”

Është nisur sot për në Turqi, ekipi kombëtar shpresa, i cili do të marrë pjesë në “Antalia Cup” që do të zhvillohet atje nga data 22-30 janar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Redi Jupi, do të zhvillojë me këtë rast, 5 ndeshje miqësore, të cilat do ti shërbejnë trajnerit për të ndjekur nga afër formën e lojtarëve të veçantë dhe për të eksperimentuar mënyrën e lojës. Në këtë turne, Shqipëria U-21, do të luajë kundër Arabisë Saudite, Bahreinit, Azerbajxhanit, Kosovës dhe Ukrainës. “Është një mundësi e mirë, të cilën ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht, për të provuar futbollistë dhe për të parë formën dhe komportimin e tyre me skuadrën. Ky turne serioz, do të na japë mundësinë që të ballafaqohemi me skuadra të niveleve të ndryshme dhe me mënyra loje të ndryshme. Shpresoj që djemtë të tregojnë më të mirën e tyre në të pesta ndeshjet që do të luajnë”-tha sot për faqen zyrtare të FSHF, trajneri i kësaj skuadre Redi Jupi.

Më poshtë, kalendari dhe oraret e ndeshjeve dhe lista e futbollistëve të ekipit kombëtar të grumbulluar për këtë turne.

Kalendari i “Antalia Cup”:

1. Shqipëri – Arabi Saudite

22.01.2016 Ora 15.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

2. Shqipëri – Bahrein

24.01.2016 Ora 11.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

3. Shqipëri – Azerbajxhan

26.01.2016 Ora 11.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

4. Kosovë – Shqipëri

28.01.2016 Ora 11.00 ”Limak Arcadia Sport Center Belek”

5. Ukrainë – Shqipëri

30.01.2016 Ora 11.00 “Limak Arcadia Sport Center Belek”

Lista e ekipit U-21 për “Antalia Cup”:

 

Nr

Emer Mbiemer

Datelindja

Ekipi

1

Ron Broja

09.04.1996

Gent II

2

Alen Sherri

15.12.1997

Vllaznia

3

Klevis Hasanbelliu

30.06.1997

Akademia e Futbollit U-19

4

Ardit Toli

12.07.1997

Olympiakos U-20

5

Maldin Ymeraj

06.03.1995

Akropolis

6

Esin Hakaj

06.12.1996

Vllaznia

7

Erdenis Gurishta

24.04.1995

Vllaznia

8

Berat Beciri

03.06.1996

Kopenhagen

9

Myrto Uzuni

31.05.1995

Apolonia

10

Realdo Fili

14.04.1996

Apolonia

11

Muhamet Cakolli

08.04.1997

Verder Bremen U-19

12

Emiliano  Hysi

   08.04.1997

        Verder Bremen U-19

13

Kostandin Karriqi

   02.02.1994

               Maceratese

14

Isnik Alimi

02.02.1994

Maceratese

15

Federico Zenuni

19.01.1997

FC Turin

16

Engjell Hoti

26.02.1997

Eintraht U-19

17

Bruno Lulaj

02.04.1995

Skenderbeu

18

Xhuljo Tabaku

03.06.1995

Keln II

19

Floart Jonuzi

    03.06.1995

                  Keln II

20

Jasir Asani

19.05.1995

Vardar