Shpresat, munden në Portugali - FSHF

Shpresat, munden në Portugali

Ekipi kombëtar Shpresa, ka humbur në Portugali me rezultatin 4-0, në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian. Skuadra e drejtuar nga Redi Jupi, nuk ka mundur edhe njëherë që ti bëjë ballë portugezëve të cilat, disa javë më parë patën fituar me rezultatin 6-1 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Vetëm 43 minuta, ka zgjatur rezistenca e skuadrës kuqezi U-21. Dy minuta përpara se të mbyllej pjesa e parë, Rikardo Horta zhbllokuar rezultatin e kësaj ndeshjeje. Me të filluar pjesa e dytë, dhe pikërisht në minutën e 47, Karlos Mane, ka shënuar edhe golin e dytë, duke e bërë më të lehtë, vazhdimin e ndeshjes për vendasit. Ata nuk janë ndalur dhe kanë shënuar edhe dy gola të tjerë me autorë Ruben Vezo në minutën e 60 dhe Gonzialo Paciencia në minutë e 82.

Skuadra shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës, në 16 nëntor, në stadiumin “Elbasan Arena”, të Lihtenshtejnit në orën 18.00.